image A do të karantinohet javën e ardhshme edhe Shqipëria?

Shqipëri

A do të karantinohet javën e ardhshme edhe Shqipëria?

news image

Shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri tregojnë qartë se edhe vendi amë po përballet me një situatë të rënduar për shkak të pandemisë.

Ajte, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 489 raste të reja me COVID-19, kurse gjashtë të tjerë e kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Shumë shtete në Europë kanë rikthyer izolimin, që nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Greqia, së fundmi edhe Kosova.

Ndërkohë, në mediat atje po raportohet se edhe Shqipëria po përgatitet për një karantinë të dytë javën e ardhshme. Mirëpo, deri më tani kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet përkatëse.

Pretendohet se javën që vjen, pas orës 22:00 të mbrëmjes çdo gjë në Shqipëri do të ‘paralizohet’. Baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen, ndërkohë që edhe qytetarët nuk do lejohet që të qarkullojnë në rrugë pa leje./Gazeta Sinjali/