Sapo ka nisur mbledhja e kryesisë së LDK-së. Para se të hyjnë në takim drejtuesit e lartë të LDK-së kanë përsëritur qëndrimin se në këtë mbledhje do të diskutohet vetëm për Kuvendin e së shtunës.
Po ashtu në këtë takim, secili nga zyrtarët e LDK-së që dëshiron të kandidoj për të parin e partisë do të mund ta paraqes qëndrimin e tij.
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri i pyetur se a do ta paraqes kandidaturën e tij për kryetar partie, i tha Sinjalit para takimit, se po presin te shohin zhvillimet e përgjithshme për të vendosur pastaj në Kuvend.
Ndërsa anëtari i kryesisë Arban Abrashi të cilit iu përmend emri nga Gazmend Muhaxheri si kandidat i duhur për kryetar konsensual të LDK-së, e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se të gjitha janë spekulime.
Të tjerët kanë qenë të rezervuar për tu deklaruar, lidhur me takimin e sotëm. Pas mbledhjes pritet që dikush nga zyrtaret e LDK-së t’u drejtohen gazetareve të shumte që ndodhen tek selia e LDK-se./Sinjali/