image A do të jetë Përparim Rama kandidat i LDK-së për Prishtinën, flet Abdixhiku

Politikë

A do të jetë Përparim Rama kandidat i LDK-së për Prishtinën, flet Abdixhiku

news image

Arkitekti Përparim Rama, është raportuar se do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike për kryetar të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Por kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka koment për këtë lajm.

S’kam koment. Ju lutem prisni edhe pak. Tani ne jemi në proces të vlerësimit të gjendjes së LDK-së nëpër degë që nënkupton ndarjen e anëtarëve të kryesisë së grupeve punuese për të bërë analizën e gjendjes strukturore për gjendjen e LDK-së, për fatin e mirë apo të keq testi i parë vjen nga zgjedhjet lokale që vijnë shpejt dhe në këto zgjedhje LDK do të dalë e përgatitur në aspektin organizativ të brendshëm jo duke përjashtuar njerëz por duke përmirësuar nivelin e organizimit por edhe përfaqësimit politik qendror”, tha ai në ATV.

Deri më tani kandidaturën për kryetar të Prishtinës e ka konfirmuar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /Gazeta Sinjali/