image A do të jetë Isa Mustafa kandidat për deputet?

Kosovë

A do të jetë Isa Mustafa kandidat për deputet?

news image

Pas kandidimit të Vjosa Osmanit për kryeministre nga radhët e Lidhjes Dmeokratike të Kosovës, dhe delegimit të kompetencave tek vartësi i tij Lutfi Haziri, për organizimin e fushatës zgjedhore, nuk dihet nëse kryetari i LDK-së Isa Mustafa do t’i hyjë garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Në zgjedhjet nacionale 2017 LDK e kishte kandiduar për kryeministër Avdullah Hotin, derisa kreu i partisë,Isa Mustafa, nuk kishte hyrë fare në listën e kësaj partie për deputet. Por si do të veproj kësaj radhe ish-kryeminsitri Isa Mustafa.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri tha se kryetari i partisë Isa Mustafa nuk do të jetë në listën e kandidtave për deputet të LDK-së.

“Isa Mustafa momentalisht e ushtron vetëm detyrën e kryetarit të LDK’së. Mua mi ka deleguar disa punë rreth fushatës dhe zgjedhjeve, por detyrën e kryetarit është duke e kryer çdo herë me përkushtim. Natyrisht që ai nuk hyn në listë, nuk ka qenë as në herën e kaluar”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se pjesë e listës së LDK-së do të jenë edhe disa emra të rinj por ka refuzuar të tregoi se kush janë ata.