image A do të hyjnë në karantinë boksierët e ardhur nga Londra? Tregon presidenti i KOK-ut

Sport/ A do të hyjnë në karantinë boksierët e ardhur nga Londra? Tregon presidenti i KOK-ut

news image

Boksierët kosovarë bashkë me stafin të cilët gjenden momentalisht në Londër do të kthehen nesër në Kosovë.

Ata mbetën në Londër për shkak se turneu i cili ishte paraparë të zhvillohej deri më datë 24 mars u anulua për shkak të frikës nga koronavirusi.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani në një përgjigje për Gazetën Sinjali tha se Behgjet Pacolli do ta dërgojë aeroplanin e tij privat për ta sjellur në Prishtinë delegacionin e boksierëve.

I pyetur se a do të izolohen delegacioni kur të vijnë në Kosovë, Hasani tha se do të konsultohen me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë me organet e saj do të vlerësojnë se a ka nevojë që 7 anëtarët e delegacionit të boksit të mbahen në karantinë apo të udhëzohen që të gjithë të vetizolohen” – u shpreh Hasani.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë 19 persona të infektuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/