image A do të hapen kufijtë pa kushte me Maqedoninë e Veriut, flet ministri Zemaj

Rajon

A do të hapen kufijtë pa kushte me Maqedoninë e Veriut, flet ministri Zemaj

news image

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj do të takohet sot në Shkup me ministrin e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, për të shqyrtuar hapjen e kufijve pa kushte.

Kështu ka bërë të ditur Zemaj para këtij takimi.

 “Do ta takoj homologun tim, sigurisht aktualiteti është pandemia dhe menaxhimi i saj. Të gjitha temat që lidhen me aspektin e shëndetësisë do t’i bisedojmë. Relativisht kemi edhe kontakte tjera, do të vazhdojmë bashkëpunimin. Ne do të jemi në vlerësim të situatës së re epidemiologjike dhe në bazë të analizave dhe statistikave të profesionistëve shëndetësorë do të veprojmë edhe ne si vendim-marrës. Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit”, tha Zemaj për AlsatM.

Ndërkohë sa i përket çështjes së hapjes së kufijve pa kushte, Zemaj tha se kjo çështje do të zgjidhet konform situatës epidemiologjike.

 “Jemi drejt një stabiliteti, goxha komod mund ta quaj por duke e rritur përgjegjësinë në zbatimin e masave. Do të shohim edhe në rajon se si është gjendja, edhe në Maqedoni, edhe në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi, dhe qytetarëve tanë t’iu mundësohet lëvizja më e lirë dhe menaxhim më i lehtë shëndetësor”, u shpreh Zemaj. /GazetaSinjali/