Ledri Vula mbetet një nga artistët më të famshëm dhe të dashur të publikut.
Fansat e tij përveç për projekte muzikore, janë tejet të interesuar edhe për jetën e tij private.
Së fundmi në një intervistë, Ledri zbuloi se tashmë ka ri-filluar bashkëpunimin me një prej menaxherëve më të njohur të artistëve, Faton Shoshin.
Teksa i pyetur për planet e së ardhmes kah jeta personale si dhe mundësinë për të organizuar një dasëm me Sarën, ai tha se tani nuk është momenti.
“Ka vakt, ka vakt, me bo edhe një fëmijë një herë”, tha Ledri për “Artistët Shqiptarë” duke qeshur.