image A bëri shkelje të protokollit Presidentja Osmani duke u fotografuar në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës?

Politikë

A bëri shkelje të protokollit Presidentja Osmani duke u fotografuar në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës?

news image

Fotografitë e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në sallën e Westminster gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, mund të jenë një shkelje e rëndë e protokollit mbretëror.

Sot, Presidentja e Kosovës ka marrë pjesë në funeralin e mbretëreshës së Britanisë së Madhe dhe të Komonuelthit, ku ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka realizuar disa fotografi brenda sallës.

Një veprim i ngjashëm i presidentit të Armenisë, Vahagn Khachaturya, i cili ka realizuar fotografi brenda sallës ku gjendej arkivoli i mbretëreshës, ka shkaktuar zemërim në Britani të Madhe.

Reagime të ngjashme tashmë kanë nisur nëpërmjet platformës Twitter edhe ndaj Presidentes së Kosovës, në postimin e saj.

“Është funerali i një zonje të vjetër. Ke pak respekt”, i drejtohet presidentes një përdorues në Twitter.

“Presidente, ke shku në funeral, jo në takim bilateral”, i drejtohet një tjetër.

“Duheta ta shkarkosh këdo që ka bërë këto fotografi”, i ka thënë një tjetër.

Mediat britanike kanë raportuar se fotografimi nga ndihmësi i tij, është shpërndarë dhe kritikuar nga britanikët si një akt mosrespekti ndaj mbretëreshës tashmë të ndjerë.

Presidenti armen, i njohur si aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, është kapur nga incizimet teksa fotografohej në mënyrë ta pandalshme afër arkivolit.

Madje, edhe kur është përkulur para arkivolit, ndihmësi i tij është parë teksa ka nxjerrë telefonin për të realizuar fotografi.

Sipas mediave, protokolli ndalon në mënyrë strikte përdorimin e çfarëdoshëm të kamerave brenda ndërtesës së vjetër 1000 vjet, ku ndodhej trupi i mbretëreshës.

Sipas “The Sun”, stafi i sallës në Ëestminster është nervozuar me aktin e presidentit armen. Një person që ka folur për gazetën ka thënë: “Ishte veprim i madh mosrespekti. Krejtësisht e pafalshme për mua. Do të duhej të turpërohej nga vetja.”.

“E tmerrshme. Dërdëllitej në platformë, qeshte dhe nuk shfaqte respekt”, ka thënë një tjetër.

/GazetaSinjali/