image Trump thotë se e ka ndërmend t'ia kërkojë 1 trilion dollarë dëmshpërblim Kinës për shkak të koronavirusit

Shëndetësi

SHBA/ Trump thotë se e ka ndërmend t’ia kërkojë 1 trilion dollarë dëmshpërblim Kinës për shkak të koronavirusit

news image

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se beson që koronavirusi është përhapur nga një laborator në Wuhan të Kinës dhe theksoi se ka ndërmend t’i kërkojë 1 trilion dollarë dëmshpërblim shtetit aziatik.

Gjithashtu, ai la të kuptohej se qeveria e tij po mendon për mënyra për të ndëshkuar Kinën.

Kur u pyet nëse beson se origjina e virusit është Instituti i Teknologjisë së Wuhanit, Trump tha: “Ashtu besoj”.

Pyetjes nëse po konsideronte që të mos i paguante Kinës borxhet që i ka SHBA-ja, Trump u shpreh se do të vepronte ndryshe, duke lënë të kuptohej se do SHBA-ja do t’i imponojë tarifa rreth 1 trilion dollarë Kinës. /Gazeta Sinjali/