image Ministrja Haxhiu “vaksinohet” kundër korrupsionit

Politikë

Ministrja Haxhiu “vaksinohet” kundër korrupsionit

news image

Në shënim të 9 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), të premten ka zhvilluar një aktivitet simbolik afër ndërtesës së Qeverisë.

Në këtë aktivitet KDI-ja e ka shpallur të hapur fushatën “Imunizohu kundër korrupsionit”. Simbolikë e këtij aktiviteti ka qenë “vaksinimi” kundër korrupsionit dhe shpërndarja e “Abetares kundër korrupsionit”.

Në këtë aktivitet ka marr pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është “vaksinuar” kundër korrupsionit.

Haxhiu ka thënë se prioritet i Qeverisë është lufta kundër korrupsionit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kemi aktivitete të tilla që kanë për qëllim që të emancipojnë shoqërinë për pasojat që krimi i organizuar dhe korrupsioni sikurse edhe ata që kanë përgjegjësi në Qeveri dhe në institucionet tjera. Siç jeni në dijeni, njëra ndër prioritetet tona është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë drejtim kemi marrë shumë veprime në fuqizim të paketës ligjore kundër korrupsionit”, ka theksuar Haxhiu.

Ka përmendur Projektligjin për parandalimin e korrupsionit dhe Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Eugen Cakolli nga KDI-ja, e vlerësoi punën e institucioneve në luftën kundër korrupsionit.

“Simbolika e këtij aktiviteti është ‘vaksinimi’ kudër korrupsionit dhe i formimi përmes llojeve dhe manifestimeve, për shkak se ka lloje të ndryshme të korrupsionit të cilat shpesh herë mund t’i hasim në përditshmëri. KDI vlerëson jashtëzakonisht shumë përpjekjet e Qeverisë për konsolidimin e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit në kuadër të secilës janë miratuar një gamë të gjerë ligjesh”, ka deklaruar Cakolli. / EO

/GazetaSinjali/