Në Kosovë vazhdon të jetë prezent coronavirusi ku aktualisht janë 29 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar tri raste të reja ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Prej fillimit të vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.212 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,327 qytetarë.
Sipas MSh-së, deri më sot, 824.706 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.198 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,789 persona.