image LDK kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në Veri

Politikë

LDK kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në Veri

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi KQZ ka bërë të ditur se zyrtarëve të tyre iu është pamundësuar hyrja në zyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.

Përmes një njoftimi në Facebook, LDK ka deklaruar se janë duke ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet në veri, sulmet ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

“LDK-ja dënon sulmet e sotme dhe kërkon që, të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë.

LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura. Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri.

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/pfbid0cry6rPmp2Uj3qCG16cR5hALapVn1cfw8Quamag5UEqZUtadtt1rLFrZ5sxPa5ToHl

/GazetaSinjali/