image 96 persona do të testohen sot në Mitrovicë, kishin kontakt me 27-vjeçaren e infektuar

Kosovë

Njoftim/ 96 persona do të testohen sot në Mitrovicë, kishin kontakt me 27-vjeçaren e infektuar

news image

96 persona nga Komuna e Mitrovicës do të testohen sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, pasi kishin pasur kontakt me 27-vjeçaren e cila mbrëmë rezultoi pozitiv me koronavirus.

Komuna njofton se janë evidentuar të gjitha rastet e kontaktit të të infektuarës, të cilët janë gjithsej 96 persona, 84 punëtorë të ETC-së, ndërsa të tjerë familjarë.

“Fillimisht në këtë mbledhje u potencua se ekipet nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe ekipin komunal për menaxhimin e emergjencave, kanë evidentuar të gjitha rastet e kontaktit të të infektuarës, të cilët janë gjithsej 96 persona, 84 punëtorë të ETC-së, ndërsa të tjerë familjarë që do të testohen nga IKShPK-ja, dhe janë rekomanduar për vetizolim për dy javët e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Përveç mbylljes së përkohshme të ETC- së deri në verifikimin e të gjitha rasteve të kontaktit, kryetari Bahtiri ka propozuar këto masa shtesë për të gjitha supermarketet që veprojnë në Mitrovicë, në mënyrë që qytetarët të jenë të mbrojtur më shumë nga ky virus;

1. Asnjë qytetari të mos i lejohet hyrja në supermarkete pa dorëza dhe maskë.
2. Të vendoset në hyrje një tavolinë për ekzaminimin e konsumatorëve me termometër digjital.
3. Të dezinfektohen në tërësi objektet në baza ditore dhe në prani të inspektorëve komunal.
4. Obligohen supermarketet të angazhojnë stafin e tyre për të bërë dezinfektimin e të gjitha shportave dhe karrocave për çdo përdorim.
5. Të jetë në hyrje të çdo supermarketi dezinfektuesi për duar, dhe në të gjitha hapësirat tjera.
6. Secili qytetar është i obliguar të njoftoj organet e rendit për hyrjen e qytetarëve nga komunat e karantinuara./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=900253320426733&id=271576119961126&__xts__[0]=68.ARANOt7zG8RgyFFVbQVASD2CURXYqzSVxR21tKWptx7GQb50mB7dN03r_t_0XtP_MDzjK5u2ChXGsTMiq2dT2Qv96No3alqwnNSaAaDq60B6XK9qpNMzsEvtxLaxO_h_QWDAxJrRY-_vTU933DZiugj8WDilXvmVslaHoU5P0qEmazgQkK2vaMVaU405k5NrkpdHcykuwZXkkIBqfMW26whNW7NntN9uI_S4rE7vJG-Xs1lmgnRqj52RKiQ0CJPFEoFzy_ZXVF8lQ2g0Ai273funGSnwEHNwpPrh6c0xZPaVsGp6hj8sclxrgzV25fiSFad0oaEkPUYFLUMgF5-v2BU&__tn__=-R