Janë numëruar rreth 95 për qind e votave në Prishtinë, e sipas KQZ-së, kjo komunë shkon në balotazh, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë balotazh, do të përballen ish-ministri i shëndetësisë, Arben Vitia dhe arkitekti, Përparim Rama.
VV e LDK këtë përballje do ta zhvillojnë pas një muaji.
Vitia ka marrë 42,30 për qind, ndërsa Rama radhitet i dyti me 29,33 për qind.
Ndërsa, kandidati i PDK-së Uran Ismaili ështët i treti me 21,68 për qind, e Daut Haradinaj nga AAK me 4,5 për qind.