image 937 pacientë me COVID-19 të shtrirë nëpër spitale, 45 në gjendje të rëndë

Shëndetësi

937 pacientë me COVID-19 të shtrirë nëpër spitale, 45 në gjendje të rëndë

news image

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar për shifrat e fundit aktuale nëpër spitalet COVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, të cilët po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, vazhdon të jetë i lartë.

Sipas raportit të punës për datën 12 prill 2021, janë duke u trajtuar 937 pacientë.

765 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

45 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore në njësitë intensive

730 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 388 pacientë:

332, të konfirmuar me Sars Cov-2

19, në gjendje të rënduar

333, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 118 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 83 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 65 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 18 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 549 pacientë:

433- të konfirmuar pozitivë

26- në gjendje të rënduar shëndetësore

397- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 119 pacientë

Spitali i Gjakovës, 82 pacientë

Spitali i Pejës, 99 pacientë

Spitali i Gjilanit, 114 pacientë

Spitali i Ferizajt, 70 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë.

/Gazeta Sinjali/