Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke marrë trajtim mjekësor 93 pacientë të infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, prej tyre 67 pacientë janë në oksigjenoterapi, 3 në CPAP kurse tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19: – 93 pacientë me Covid 19 të shtrirë; – 67 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi; – 3 pacientë me Covid 19në CPAP; – 8 Pacientë me Covid 19në gjendje më të rëndë; – 9 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/