Që nga 13 marsi, kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve deri më tani ka shkuar në 34 mijë e 940 raste, ndërsa janë shëruar 21 mijë e 396 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, 926 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë 12 mijë e 618 raste aktive me COVID-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Ndërkohë që komuna e Prishtinës vazhdon ta ketë numrin me të lartë të infektuarve me koronavirus./Gazeta Sinjali/