image 92 persona vdiqën nga koronavirusi gjatë kësaj jave në Kosovë

Shëndetësi

92 persona vdiqën nga koronavirusi gjatë kësaj jave në Kosovë

news image

Për shkak të infektimit me koronavirus, gjatë kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 92 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raporteve ditore të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në mesin e viktimave është edhe një 38-vjeçar nga Gjakova, i cili vdiq të hënën. Në këtë komunë gjatë kësaj jave vdiqën 12 të infektuar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 198 të infektuar.

Ndërkaq, nga 46 mijë e 580 raste pozitive sa u konfirmuan deri më sot, 33 mijë e 600 prej të tyre janë shëruar.

Kështu, numri i rasteve aktive momentalisht është 11 mijë e 782./Gazeta Sinjali/