image 92 milionë evropianë jetojnë në varfëri

Evropë

92 milionë evropianë jetojnë në varfëri

news image

Shifra e varfërisë në Evropë mund ta arrijë pikun në vjeshtën e vitit 2021, teksa 92 milionë njerëz në Bashkimin Evropian ende jetojnë në varfëri.

Në raportin e Kombeve të Bashkuara thuhet se pandemia ka ngritur pabarazinë dhe do të vazhdojë të përkeqësohet edhe më shumë gjatë vitit 2021.

Sipas OKB-së, prej viteve 2008-2009 e deri më 2020 nuk është bërë asnjë ndryshim në shifrat e pabarazisë.

Përkundrazi, ato janë duke u ngritur, ani pse BE-ja ka hapur vende të reja të punës, por nuk është reduktuar pabarazia.

OKB-ja në raportin e saj për varfërinë ka sqaruar se ka ndikim te 20 për qind e qytetarëve të BE-së.

Shqetësuese, sipas raportit, është se njerëzit punojnë shumë dhe paguhen pak. Këtë gjë Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si shumë problematike. /Gazeta Sinjali/