image 91 persona në Kosovë u shëruan nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

91 persona në Kosovë u shëruan nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se 91 pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus, janë shëruar tërësisht nga ky virus, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo shifër, sipas IKSHPK-së, e çoi në 15 mijë e 611 numrin e të shëruarve nga COVID-19 në vend.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 880”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/