image 900 mercedesë i bllokon një kërmill

Botë

Australi/ 900 mercedesë i bllokon një kërmill

news image

Një kërmill i rrallë ekzotik, i pazbuluar ndonjëherë në Australi, ka bllokuar hyrjen në vend të 900 veturave të reja Mercedes, me vlerë mbi 31 milionë euro, të ndalur në katër porte të ndryshme.

Departamenti i Bujqësisë ka urdhëruar rieksportimin e veturave të modeleve të ndryshme, nga limuzina te vetura garash, nga pick-up deri tek furgonat, duke cituar “zbulimin e një numri kërmijsh ekzotikë në pesë dërgesa të ndryshme veturash të importuara nga Europa”.

“Kërmilli i quajtur ‘Heath’ i cili besohet se ekziston vetëm në Europën Juglindore, Kanada dhe SHBA, është një specie e dëmshme me ndikim të rëndësishëm bujqësor dhe mjedisor dhe mund të jetë vdekjeprurës për florën dhe faunën lokale”, deklarua autoritetet.

Veturat po mbahen në një karantinë të rreptë në portet e mbërritjes në katër shtete të Australisë: Kuinslend, Nju Sauth Uest, Viktoria dhe Uest Australia.