image 90 euro për subjektet që shpërndajnë fletushka nëpër objekte kolektive

Kosovë

Gjoba/ 90 euro për subjektet që shpërndajnë fletushka nëpër objekte kolektive

news image

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të mos shpërndajnë fletushka nëpër objekte kolektive. 

Paralajmërohen gjoba prej 90 eurosh për secilin subjekt politik, që ndotë mjedisin me shpërndarjen e këtyre fletushkave.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri,  ka thënë se nuk do të ketë tolerancë për askënd dhe se secila gjobë e shqiptuar do të publikohet.

Ai ka theksuar se Drejtoria e Inspekcionit qysh sot ka pranuar një varg ankesash nga qytetarët, për shpërndarje të fletushkave të subjekteve politike, nëpër objektet kolektive, nëpër makina, shtëpi, hyrje kolektive, e gjetiu,  gjë që është e ndaluar dhe cilësohet si ndotje e mjedisit.

Subjektet që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që brenda ditës t’i pastrojnë të gjitha lokacionet. Në të kundërtën, nga nesër (18 shtator), kudo që haset në fletushka të tilla, do ta zbatohet Udhëzimi Administrativ për Gjobat Mandatore, njësoj sikur për fletushkat e bizneseve. Pra, nga 90 euro gjobë për secilin lokacion (veturë; shtëpi; kat banese).

Drejtoria e inspekcionit  ka publikuar numrin e Qendrës së Thirrjeve pa pagesë – 080012233, ku qytetarët mund të njoftojnë për shpërndarjen e fletushkave të subjekteve politike./Gazeta Sinjali/