image 90 ditë burgim për ferizajasin që sulmoi tre persona me shufër metalike

Drejtësi

90 ditë burgim për ferizajasin që sulmoi tre persona me shufër metalike

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.Rr., pasi bashkë me tre të mitur sulmuan tre persona me shufër metalike.

Ndaj të pandehurit, Gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim efektiv prej 90 ditësh.

I pandehuri akuzohet se më 21.10.2019, në Shtime saktësisht në oborrin e shkollës së mesme profesionale, së bashku me dy të mitur, pas një mosmarrëveshje dhe fjalosje verbale me të dëmtuarit duke vepruar në bashkëkryerje fillojnë të i sulmojnë fizikisht të dëmtuarit me mjete të forta (boks të hekurt shufër metalike) mjete të përshtatshme për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor ku i pandehuri godet të dëmtuarin Sh.A. me boks të hekurt në pjesën e pasme të kokës e vazhdon ta godet edhe të dëmtuarin D.M. në pjesën e fytyrës në mollëzën dhe vetullën e majtë, si dhe të dëmtuarin tjetër A.M. në kokë në pjesën ballore, me ç’rast u shkakton lëndime të lehta trupore të cilat lëndime rezultojnë me pasoja të përkohshme për shëndetin. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Ferizajt.

/GazetaSinjali/