Nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 509 raste të reja të infeksionit me koronavirus.
509 raste të reja janë nga testimi i 2813 mostrave.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore janë infektuar 99.917 persona me koronavirus, 3085 prej tyre kanë vdekur.
Ndërkohë, janë shëruar 90.096 ndërsa 6736 raste janë aktive. /Gazeta Sinjali/