image 9 të vdekur dhe 704 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

9 të vdekur dhe 704 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 9 vdekje si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 704 persona të tjerë janë prekur nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kjo shifër e çoi në 36 mijë e 253 numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në vend.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu, ky institut njofton se gjatë këtyre orëve në Kosovë janë shëruar 391 qytetarë të cilit ishin të infektuar me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga ky virus, sipas IKSHPK-së, ka shkuar në 22 mijë e 137./Gazeta Sinjali/