Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 580 raste të reja, përcjellë Gazeta Sinjali.
Gjithashtu është bërë e ditur se nëntë persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit.
Rastet e reja janë në: Shkup-254, Kumanovë-32, Dibër-10, Shtip-12, Prilep-30, terovë-21, Strugë-7, Velës-28, Manastir-23, Ohër-23, Kavadar-30, Gostivar-18, Gjevgjeli-15, Strumicë-17, Kriva Pallankë-7, Radovish-1, Koçanë-6, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçev-1, Berovë-9, Vallandovë-3, Vinicë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-12, Resnjë-5 dhe Negotinë-9.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar dhe 572 pacientë të shëruar si dhe 9 pacientë të cilët kanë humbur betejën me COVID-19. Tre viktima nga Shkupi, një nga Manastiri, tre nga Strumica, një nga Kërçova, një nga Resnja. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.