9 nga 70 pacientët sa po trajtohen gjithsej në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, 26 të infektuar të tjerë të cilët janë të hospitalizuar në këtë spital janë në oksigjeno-terapi, derisa 7 pacientë të tjerë janë shëruar plotësisht.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në oksigjeno-terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. 7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e Spitalin e Pejës.
Po ashtu, në njoftim thuhet se në mesin e të infektuarve janë edhe 5 mjekë, 11 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik./Gazeta Sinjali/