image 9 të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

9 të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

news image

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 67 pacientë me COVID-19, ku 9 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë këtyre 24 orëve, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”

335 pacient kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4116 analiza. Gjatë 24 orëve janë kryer 6 operacione. /Gazeta Sinjali/