image 9 rastet e reja me COVID-19 në Gjilan janë raste kontakti me infermierën

Kosovë

Shëndetësi/ 9 rastet e reja me COVID-19 në Gjilan janë raste kontakti me infermierën

news image

Sonte janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus në Komunën e Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 8 prej tyre janë nga qyteti i Gjilanit, ndërsa njëri nga fshati Livoç i epërm i Gjilanit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Arbër Ismajli, për Gazetën Sinjali tha se të gjitha rastet që u konfirmuan sonte janë raste kontakti të rastit me infermierën e një klinike private në Prishtinë e cila mbrëmë rezultoi pozitive në testin për koronavirus.

“Të gjitha raste kontakti nga infermierja. Janë familjarë të saj dhe një rreth pak më i gjetë që prapë lidhet me kontaktet e familjarëve të saj”, tha Ismajli./Gazeta Sinjali/