image 9 persona vdiqën nga koronavirusi për 3 ditët e para të 2021-ës në Kosovë

Shëndetësi

9 persona vdiqën nga koronavirusi për 3 ditët e para të 2021-ës në Kosovë

news image

Gjatë tri ditëve të parë të vitit 2021, si pasojë e infektimit nga koronavirusi ndërruan jetë 9 persona në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 1 janar vdiq një person, ndërsa më 2 dhe më 3 janar vdiqën nga 4 pacientë.

Pacienti më i ri që humbi jetën nga COVID-19 ishte një 33 vjeçar nga Malisheva, i cili vdiq në ditën e dytë të vitit të ri.

Ndërkaq, personi më i vjetër që vdiq nga koronavirusi gjatë këtyre tri ditëve ishte një 90-vjeçar nga Prizreni.

Këto tri ditë, IKSHPK njofton se u testuan 3 mijë e 575 persona, prej të cilëve 637 rezultuan pozitivë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 420 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 mijë e 635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 986./Gazeta Sinjali/