image 88 punëtorë denoncojnë shefat, s’i regjistruan si të punësuar në Kosovë - Sinjali

88 punëtorë denoncojnë shefat, s’i regjistruan si të punësuar në Kosovë

news image

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vetëm 12 ditë janë raportuar 88 raste denoncuese, përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve.

“Bazuar në projektin për formalizimin e punësimit ndër arsyet kryesore që kanë kontribuar që punësimi joformal të trajtohet si i tillë janë nën-deklarimi i pagave, pagesa e pagave në dorë, të punësuarit pa kontrata pune, etj”, thuhet në njoftimin për media.

“Të gjitha pikat e përmendura janë evidentuar edhe në raportet dhe anketat e bëra nga Banka Botërore, raportet e financuara nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe nga Institucionet tjera, dhe të gjeturat nga ATK në terren”.

ATK fton të gjithë punëtorët që t’i bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion.

Aplikacion mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së  https://apps.atk-ks.org/regemployer.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin