image 8600 refugjatëve ukrainas iu dhanë viza britanike

Botë

8600 refugjatëve ukrainas iu dhanë viza britanike

news image

Zyra e Brendshme e Britanisë së Madhe tha se 8,600 viza ishin dhënë sipas skemës familjare për ukrainasit që ikin nga lufta deri në orën 17:00 të së premtes.

Të paktën tre milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre që nga shpërthimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt, ku shumica kanë hyrë në Poloni, Hungari dhe Rumani, shkruan SkyNews.

Ata që shpresojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar mund të aplikojnë për vizë sipas Skemës Familjare të Ukrainës, nëse kanë të afërm që tashmë jetojnë në Britani.

Një skemë e dytë është shpallur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duke lejuar njerëzit të sponsorizojnë familjet ukrainase për të udhëtuar në Britani dhe për të jetuar në shtëpitë e tyre.

/GazetaSinjali/