86 mijë e 75 vizitorë ishin në Kosovë në tremujorin e tretë të vitit 2019, prej tyre 37.28% vendorë dhe 62.72% të huaj.
Numri i net-qëndrimeve ishte 155.784, prej tyre 31.78% vendorë dhe 68.22% të huaj, tregojnë statistikat e publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për hotelerinë.
Pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës, ku pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.
Rajoni i Prishtinës mban numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve me 35.268 vizitorë dhe 63.037 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj vijnë nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.