image RTK-ja i ka borxh 86 mijë euro kompanisë “TV Diaspora”

Kosovë

RTK-ja i ka borxh 86 mijë euro kompanisë “TV Diaspora”

news image

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është diskutuar edhe raporti i punës së Radiotelevizionit të Kosovës, për periudhën tetor-dhjetor të vitit 2021.

Po ashtu, është diskutuar për shpenzimet e RTK-së në periudhën janar-mars 2022.

Në këtë komision, kryesuesi i bordit të RTK-së, Besnik Boletini tha se vetëm gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar 3 milionë euro, kurse nga menaxhmenti i RTK-së u diskutua për 86 mijë euro që televizioni publik i ka ndaj një kompanie të quajtur “TV Diaspora”.

Kjo kompani u tha se e ka fituar lëndën në gjykatë andaj menaxhmenti i mëparshëm ka arritur marrëveshje që borxhin ta paguajnë përmes kësteve.

Por, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se nuk ka kontratë të nënshkruar për këtë borxh dhe se nuk ka bazë ligjore që televizioni të paguajë për diçka për të cilën nuk ekziston kontrata. /GazetaSinjali/