Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket shërbimeve të pacientëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 85 pacientë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve 3 janë në Respirator (CPAP), 54 në oksigjenoterapi, nga të cilët 13 janë në gjendje të rëndë.
“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 171 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 5 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha lindjet kanë qenë normale. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/