image 837 pacientë të prekur nga COVID-19 janë duke u trajtuar në ShSKUK

Shëndetësi

837 pacientë të prekur nga COVID-19 janë duke u trajtuar në ShSKUK

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kuadër të tyre aktualisht janë duke u trajtuar 837 pacientë nga COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 335 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 10 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 113 pacientë, Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 84 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 23 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 88 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShSKUK-së.

Kurse, në Spitalet e Përgjithshme janë të shtrirë gjithsej 502 pacientë prej të cilëve 20 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më së shumti ka të shtrirë në Spitalin e Prizrenit.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 123 pacientë, Spitali i Gjakovës, 88 pacientë, Spitali i Pejës, 111 pacientë, Spitali i Gjilanit, 66 pacientë, Spitali i Ferizajt, 59 pacientë, Spitali i Mitrovicës,33 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/