image 83 vjet nga zbulimi i naftës në Kuvajt - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

68.351

Të shëruar

59.438

Të vdekur

1.592

83 vjet nga zbulimi i naftës në Kuvajt

news image

Burimet e para të naftës në Kuvajt janë zbuluar më 23 shkurt të vitit 1938, duke e bërë këtë shtet si njërin ndër pesë vendet më të pasura në botë.

Kuvajti ka rezerva të naftës së papërpunuar 104,000,000,000 fuçi (15 km³), e cila vlerësohet të jetë 10% e rezervave botërore. Sipas Kushtetutës së Kuvajtit, të gjitha burimet natyrore të vendit dhe të ardhurat që lidhen janë pronë e qeverisë.

Rritja e çmimeve të naftës që nga viti 2003 rezultoi në një rritje të ekonomisë në Kuvajt.

Sipas të dhënave të Zyrës së Informacionit mbi Energjinë në 2013 në Kuvajt çdo ditë janë prodhuar rreth 2,8 fuçi naftë.

Që nga vitet 70-ta të shekullit XIX, midis shumicës së shkencëtarëve ka mbizotëruar teoria biogjenike ose organike.

Sipas kësaj teorie, “mbeturinat biologjike të depozituara në fundin e deteve shpërbëhen, e pas një kohe të gjatë kthehen në naftë dhe në gaz natyror. Më pas nafta dhe gazi përqendrohen në poret e shkëmbinjve sedimentarë në shtresat më të sipërme të kores së tokës”.

Nga ky proces formohet nafta, përbërësit kryesorë të së cilës janë hidrokarburet—përbërje të formuara nga hidrogjeni dhe karboni.

Megjithatë, që nga vitet 70-ta të shekullit XX, herë pas here, kjo teori është vënë në dyshim nga disa shkencëtarë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: