Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 80 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 566 mostra.
Katër persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve si pasojë e këtij virusi, kurse 32 të tjerë janë shëruar./Gazeta Sinjali/