image 80 mijë qytetarë të Kosovës të vaksinuar kundër COVID-19

Shëndetësi

80 mijë qytetarë të Kosovës të vaksinuar kundër COVID-19

news image

Kordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka dhënë detaje lidhur me procesin e vaksinimit kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri total i vaksinave të aplikuara nga fillimi i aplikimit të tyre, e deri më tani duke përfshirë dozën e parë dhe të dytë është 80.000, ka bërë të ditur Nimani.

Përderisa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë gjithsej janë 10.000 vaksina të aplikuara.

“Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ kemi mbi 460 vaksina të aplikuara ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit deri në këto qaste kemi 1300 vaksina të aplikuara”.

“Kur jemi te procesi i vaksinimit në total nga fillimi i aplikimit të dozës së dytë jemi te shifra e 10 mijë vaksinave të aplikuara. Ndërsa nëse flasim nga dita e parë kemi 80 mijë vaksina të aplikuara. Të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë në kartonin e tyre e kanë datën e caktuar.”

I pyetur për procesin e vaksinimit, Bardhi tha se procesi po zhvillohet jashtëzakonisht mirë. /Gazeta Sinjali/