image 8 viktimat e koronavirusit në Kosovë, 7 këtë muaj, mosha dhe qyteti prej nga vijnë

Kosovë

Pandemia/ 8 viktimat e koronavirusit në Kosovë, 7 këtë muaj, mosha dhe qyteti prej nga vijnë

news image

Saktësisht një muaj më parë në Kosovë u regjistruan rastet e para me virusin COVID-19. Për 31 ditë në Kosovë janë regjistruar 362 raste me koronavirus. Prej tyre, 59 janë shëruar, ndërsa 8 kanë vdekur.

Pesë burra dhe tri gra janë viktimat e koronavirusit në Kosovë. Dy nga viktimat janë nga Prishtina, ndërsa nga një viktimë është shënuar nga Ferizaj, Prizreni, Gjilani, Malisheva, Podujeva e Istogu, shkruan Gazeta Sinjali.

Më 22 mars, një 82-vjeçar nga Podujeva u bë viktima e parë e këtij virusi në Kosovë, ndërsa të shtatë viktimat e tjera nga COVID-19 janë regjistruar në gjysmën e parë të muajit prill.

Në prill, siç paralajmërohej, situata me koronavirus filloi të vështirësohej, e kësisoj edhe nisi të rritej numri i viktimave.

Në fund të javës së parë të këtij muaji, më 6 prill, u regjistruan dy viktima të tjera të këtij virusi. Një burrë 59-vjeçar nga Prishtina dhe një grua 70-vjeçare nga Prizreni u bënë viktimat e radhës.

Viktima e katërt e koronavirusit u bë një 65-vjeçar nga Ferizaj. Ai vdiq më 7 prill, ndërsa vetëm pas vdekjes, testi i tij doli pozitiv. Nga kontaktet me të tashmë janë regjistruar edhe shumë të infektuar tjerë nga Ferizaj.

Të nesërmen, më 8 prill, një 56-vjeçar nga Prishtina ndërroi jetë pas infektimit nga koronavirusi. Po atë ditë vdiq edhe një paciente 66-vjeçare nga Malisheva, vend ky nga ku janë regjistruar 68 raste me COVID-19.

Ditën pasuese, 9 prill, viktimë e koronavirusit u bë një burrë 72-vjeçar nga Gjilani.

Pas tri ditëve pa viktima, sot, 13 prill, nga koronavirusi vdiq një grua 38-vjeçare nga Istogu. Ajo u bë viktima me moshën më të re.

Më poshtë, lista e viktimave, nga viktima më më e re deri te viktima me moshën më të shtyer. /Gazeta Sinjali/

13 prill – 38-vjeçarja nga Istogu

8 prill – 56-vjeçari nga Prishtina

6 prill – 59-vjeçari nga Prishtina

7 prill – 65-vjeçari nga Ferizaj

8 prill – 66-vjeçarja nga Malisheva

6 prill – 70-vjeçarja nga Prizreni

9 prill – 72-vjeçari nga Gjilani

22 mars – 82-vjeçari nga Podujeva