image 8 viktima dhe mbi 550 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

8 viktima dhe mbi 550 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit rreth koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë vdekje dhe 554 raste të reja me koronavirus, kurse janë shëruar 210 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 101 mijë e 762 raste pozitive me COVID-19, 90 mijë e 895 janë shëruar, 3 mijë e 119 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 748./Gazeta Sinjali/