Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend, shkruan Gazeta Sinjali. .
Ky takim do të zhvillohet pas konfirmimit të tetë vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve me koronavirus në ditët e fundit.
Takimi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.
Sipas njoftimit, takimi do të mbahet prej orës 13:00 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media.
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë vdekur tetë persona nga koronavirusi, duke e çuar ështu në 66 numrin e viktimave nga ky virus. Po ashtu, këtë ditë u regjistruan edhe 178 raste të reja me COVID-19./Gazeta Sinjali/