image 8 të vdekur dhe 379 raste të reja me koronavirus në Serbi

Rajon

8 të vdekur dhe 379 raste të reja me koronavirus në Serbi

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, 8 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Serbi, duke e çuar në 551 numrin e viktimave në këtë shtet.

Kështu bëri të ditur Stafi i Krizave për Mbrojtjen e Shëndetit të popullsisë së Serbisë.

Ky staf njoftoi po ashtu se shteti fqinj shënoi edhe 379 raste të reja me COVID-19, nga 9,817 mostrat e testuara.

Momentalisht, në spitalet e Serbisë janë duke u trajtuar 156 pacientë me oksigjeno-terapi, gjersa mbi 4,531 persona janë shtruar në institucionet shëndetësore./Gazeta Sinjali/