image 8 të vdekur dhe 109 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

8 të vdekur dhe 109 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Tetë persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë dhe janë konfirmuar edhe 109 raste të reja me këtë virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas këtij instituti, brenda këtij intervali kohor janë shëruar 454 pacientë, të cilët ishin të prekur me koronavirus./Gazeta Sinjali/

454 TË SHËRUAR DHE 109 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, December 29, 2020