image 8 të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

8 të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës

news image

44 persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin e fundit të publikuar nga ky spital është bërë e ditur se 33 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, tetë në CPAP dhe tetë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për dhjetë të shëruar nga ky spital, ndërsa janë pranuar dy pacientë./GazetaSinjali/