image 8 persona të kërkuar u kapën nga Policia e Kosovës gjatë kësaj jave

Siguri

8 persona të kërkuar u kapën nga Policia e Kosovës gjatë kësaj jave

news image

Tetë persona, të cilët kishin urdhërarrest të lëshuar nga gjykatat, përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy nga personat e kërkuar u kapën në pikat kufitare në Vërmicë dhe Merdare.

I pari u kap nga policia në Merdare, rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërkaq i dyti, për të cilin kishte urdhërarrest ndërkombëtar, u prangos në pikën kufitare në Vermicë, vetëm pesë minuta pasi kishte kaluar 1 dhjetori.

“Merdare 01.12.2020 – 06:00. Në bazë të urdhëresës të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është sjellë në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.

PKK. Vermicë 02.12.2020-00:05. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar. Me vendim të prokurorit kujdestar, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, nga gjashtë të tjerët, dy u arrestuan në Viti – njëri mesditën e së hënës në fshatin Pozhoran, tjetri mëngjesin e të premtes, në fshatin Drobesh – dhe u dërguan në vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës.

Të kërkuarit e tjerë u arrestuan në Podujevë, Gjakovë, Fushë Kosovë e Gjilan.

“Rr. Xhevë Lladrovci, Fushë Kosovë (NN) 01.12.2020 – 10:30. Në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.12.2020-10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. Adem Jashari, Gjilan 03.12.2020 – 23:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.

Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 05.12.2020-18:00. Në bazë të dy urdhëresave lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/