Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 79 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 764 mostra.
Tre persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve si pasojë e këtij virusi, kurse 61 të tjerë janë shëruar./Gazeta Sinjali/