image 772 persona nuk respektuan masat antiCOVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Siguri

772 persona nuk respektuan masat antiCOVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 772 tiketa për shkelësit e ligjit anti-COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu në 24 orëshin e fundit janë shqiptuar 751 tiketa për shkelësit e rregullave të trafikut.

21 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 18 aksidente me të lënduar dhe 34 aksidente me dëme materiale.

/Gazeta Sinjali/