Me pajisjet speciale që kanë, bëjnë verifikimin e të hollave.
Zyrtarët e laboratorit për ekzaminimin e dokumenteve në agjencinë e forenzikës, këtë punë sivjet e bënë më shpesh se në dy vjetët e kaluara, njofton Klan Kosova.
Rastet e falsifikimit të parave janë shtuar dukshëm.
“Gjatë këtyre tri viteve të fundit Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të saj dhe përmes operacioneve policore ka trajtuar apo iniciuar 1852 raste “falsifikim i parasë”, nga këto 591 raste në vitin 2019, 489 raste në vitin 2020, dhe 763 raste janë iniciuar gjatë këtij viti, pra nga janari deri në tetor 2021”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Kjo është vërejtur edhe nga bizneset kosovare, të cilat këtë vit hasën në më shumë para false se në të kaluarën.