Rrushe Qorraj nga Rugova përkundër moshës që ka nuk përton të merret përditë me punë të oborrit dhe me të mirat që ia dhuron natyra e fshatit Drelaj.
Rrushja e ka një pije të preferuar pa të cilën, siç thotë ajo, s’mund ta kalojë ditën.
“Unë e pi që 40 vjet birrën, sidomos një në mëngjes pa hangër bukë, pa kurrgjo”, thotë zonja.
“Edhe një para darke e pi”, teksa e hapi një shishe birrë.
Ushqimin që e preferon për mëngjes Rrushja është lakrori me hithra. Ajo thotë se si ajo askush nuk e përgatit këtë specialitet, sidomos jo gjeneratat më të reja.
Një pasion i fshehur i Rrushes është edhe këndimi.
“Kam qejf me këndu, me kcy”, tha ajo.
Për ta shikuar videon klikoni KËTU.